“Hajde për pazar shpejt”, SMS-të e atentatorit pak minuta para se të qëllonte mbi aktorin Mishel Prela

506
Për atentatin e dështuar ndaj aktorit Mishel Prela, janë ndaluar nga policia Ervin Zallumi, Shkëlzen Buci dhe Milar Tola, Ermir Tola dhe Trim Hidri ndaj të cilëve rëndon akuza për veprën penale të ‘vrasjes me paramendim’ mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Siç është bërë e ditur vrasja e 31-vjeçarit Prela ishte porositur për hakmarrje nga Ervin Zallumi i cili kishte ofruar 80 mijë euro që të vritej aktori, ndërsa vrasjen e mori përsipër Shkëlzen Buci nga Peshkopia bashkë me tre të tjerë.

Por referuar hetimeve të organit të akuzës lidhur me këtë ngjarje, kanë dalë në dritë detaje të reja.
“Nga verifikimet e mëtejshme të kryera prej policisë gjyqësore në lidhje me këtë ngjarje është mundësuar të bëhet identifikimi i automjetit të përdorur prej autorëve të mundëshëm të kësaj vepre penale, ku ka rezultuar të ketë qenë automjeti tip Benz Mercedes me targë AA563FP, i cili rezulton në pronësi të shtetases R.T. Në kontrollin që i është bërë banesës së kësaj shtetaseje nuk është gjendur ndonjë send i kundërligjshëm por është mësuar se automjeti në pronësi të shtetases R, ditën e ngjarjes është përdorur nga bashkëshorti i saj, Miklar Tola dhe ishte lënë në afërsi të Gjimnazit “Partizani”, me pretendimin se ‘e kishte lënë nafta dhe nuk kishte siguracion dhe do ta merrte ditën e nesërme këtë automjet’”.

Gjithashtu mësohet pas kontrollit që i është bërë automjetit me të cilin u krye atentati është zbuluar brenda tij një telefon celular ku Prokuroria ka mundur të gjejë edhe SMS-të e fundit të shkëmbyera mes atentatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Pas kontrollit që i është bërë automjetit me targa AA563FB është gjetur një telefon i tipit “Nokia” ngjyrë e zezë. Nga kqyrja e rubrikës së mesazheve të këtij aparati telefonik, në mesazhet e dërguara dhe të ardhur rezulton se janë të regjistruara tre numra telefonikë si 067****** regjistruar me Nr.22, numri tjetër 069******* regjistruar me shkronjat Xxx dhe numri tjetër 067****** me shkronjat Zzz, ku nga këto numra tek rubrika sms ka ardhur sms nga nurmi 067****** teksti “Te fadili urgjent”, datë 20.07.2017 ora 21:20, po në këtë datë ora 21”16 teksti “Hajde te pistonat”, po në këtë datë ora 21:13, shkruar sms “Hajde për pazar shpejt”. Gjithashtu nga numri i regjistruar me Xxx, ka ardhur një sms më datë 20.07.2017, ora 20:03 teksti “këtu jam” si ehe ka ardhur edhe një sms me tekst ‘si është situata’”, – thuhet ndër të tjera në dosjen e prokurorisë të depozituar në Gjykatë. Sikundër mësohet këto SMS janë shkëmbyer mes ekzekutorit Shkëlzen Buci dhe bashkëpunëtorit në ngjarje Miklar Tola.

GRUPI KRIMINAL
Ervin Zallumi, 30 vjeç nga Tirana (Porositësi)
Shkëlzen Buci, 34-vjeç nga Peshkopia (Ekzekutori)
Miklar Tola, 32 vjeç nga Tirana (bashkëpunëtor në ngjarje)
Trim Hidri, 41 vjeç (largoi autorët nga vendi i ngjarjes)
Ermir Tola, 22 vjeç (bashkëpunëtor)
Sigal