Guardia di Finanza takim me krerët e policisë shqiptare, zbulohet fokusi i diskutimeve

648
Përfaqësues të lartë nga policia italiane e Guardia di Finanza kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri ku janë takuar me krerët e Policisë së Shtetit.
Takimi mes dy policive është zhvilluar në kuadër të luftës anti-kanabis. Policia italiane u njoh me masat e policisë shqiptare për parandalimin e kultivimit të kanabisit.
Gjithashtu në takim është diskutuar edhe për planin e përbashkët të patrullimit ajror sipas marrëveshjes mes dy shteteve si dhe për operacionet e përbashkëta kundër trafikut të narkotikeve.
Sigal