Grushte e shkelma mes kushërinjve në Itali, shqiptari qëllon me pistoletë edhe në…

503
Një debat mes kushërinjsh shqiptarë, duke degjeneruar deri në përplasje fizike, ka bërë që njëri prej tyre të gjuaj në ajër, për të kërcënuar.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në Bolonja të Italisë. “Ansa” shkruan se policia ka denoncuar një 29-vjeçar shqiptar, rezident në Faenza. Sinjalizimi për ngjarjen u dha mbrëmë kur në qendrën operative të policisë erdhi një telefonatë, se një person qëndronte i shtrirë përtokë në rrugën ‘Cardelli’, ndërsa ishte dëgjuar dhe një e shtënë me armë.
Sapo karabinierët mbërritën në vendin e ngjarjes, i dhanë ndihmë 34-vjeçarit shqiptar dhe më pas e transportuan në urgjencë.
Pas hetimeve, policia arriti të identifikonte dhe denonconte agresorin, ndërkohë që është sekuestruar një pistoletë tip ‘Walther’.
Sigal