Grushte dhe shkelma infermieres te Pediatria se nuk i mbante fëmijën në spital, procedohet 22-vjeçarja

519
Një 22-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi ka goditur me grushte dhe shkelma infermieren e spitalit të Pediatrisë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në kryeqytet.
Lidhur me ngjarjen, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr.4, proceduan panalisht shtetasen B.L, 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
“Procedimi penal ndaj kësaj shtetaseje filloi pasi, në urgjencën e Spitalit të Pedriatrisë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushta, infermieren e spitalit, shtetasen G.P.,35 vjeçe banuese në Tiranë, me pretendimin se kjo e fundit nuk i mbante fëmijën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetases së lartëpërmemdur për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Sigal