Grushta klientit se kërkoi kuponin tatimor, ndalohet kamarieri dhe administratori i lokalit

501
Kamerieri godet me grusht klientin se kërkoi kuponin tatimor. Ngjarja është shënuar dje, 5 shtator 2015, në një lokal të Tiranës. Policia arrestoi kamarierin por dhe administratorin e lokalit.
22 vjeçari Emiljano Maliqi nga Erseka por me banim në Tiranë, “i cili punon si kamarier ne lokalin “Erlin” ka goditur me grushta shtetasin S.H i cili ishte klient në lokal sepse i ka kërkuar kuponin tatimor kamarierit. Nga kontrolli ushtruar në subjektin “Erlin shpk” në bashkëpunim me Inpektorët e Tatimeve dhe Seksionin Per Krimin Ekonomik Finaciar rezultoi se ky subjekt nuk lëshonte kupon tatimor duke iu shmangur detyrimeve tatimore” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës të shpërndarë më 6 shtator 2015.
Operacioni u kodua “Kuponi tatimor” dhe në pranga përfundoi dhe Dritan Jonuzi, 38 vjeç, lindur ne Tirane, e banues ne Tirane, administrator i shoqërisë “ERLIN sh.p.k”.
Materialet ne ngarkim te ketyre dy shtetaseve i kaluan Prokurorise per veprat penale “Fshehje te ardhurave” “Punesim i paligjshem” “plagosje e lehte dhe prishje e qetesise publike.
Sigal