Grupi i heroinës, prokuroria mbyll hetimet për Çelën… në kërkim

59

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në Gjykatë dosjen e Gëzim Çelajt. Pas mbylljes së hetimeve, organi i akuzës ka mbyllor dosjen për Gëzim Çelaj, Kujtim Çela, Realt Hysollin. Ndërkohë Gëzim Çela është ende në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria, ndërsa në banesën e tij në Fushë Kuqe të Mamurrasit u kap drogë dhe armë.
 
Çelaj sipas prokurorisë akuzohet për trafikimin e sasive të ndryshme të kokainës nga Amerika Latine në Kosovë dhe më pas në Shqipëri. Gëzim Çela, i cilësuar nga mediat italiane si “baroni i drogës” e kishte shndërruar banesën e prindërve në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras, në një laborator kokaine, të cilën e trafikonte në vendet e Bashkimit Europiane dhe ajo që mbeste për klientët e ashtuquajtur “VIP” të kryeqytetit.
 
Gjithçka u zbulua pas arrestimit të një korrieri në Morinë me 7 kg kokainë nga Kosova drejt Shqipërisë, duke u zbardhur një rrjet i tërë trafiku i drejtuar nga Gëzim Çela. Operacioni antidrogë u realizua në bashkëpunimin me policinë e Kosovës duke shënuar shifra rekord të sekuestros: mbi 57 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë, 150 kg marijuanë, 9 armë të tipeve të ndryshme, 3 snajpera, granada, eksploziv dhe nje makina BMW të blinduara.