”Grup kriminal dhe askush tjetër nuk është arrestuar?!”, Sali Lushaj reagon ashpër: Ti linde në internim…

497
Sigal

Babai i këngëtarit Arkimed Lushajt, i njohur nga publiku si Stresi, ka reaguar me tone të ashpra pas arrestimit të djalit të tij dy ditë më parë në një hotel në zonën e Linzës në kryeqytet.

Në një postim në ”Facebook”, Lushaj shkruan se çdo gjë është e sajuar dhe e përgatitur nga mllefi dhe tërbimi  pas padisë që ai kishte bërë në gjykatë ndaj Taulant Ballës.

“Si mund të quhet grup i madh kriminal kur nuk është arrestuar askush tjetër. Kjo është shpifje e fëlliqur”,shkruan Sali Lushaj.

Më herët ka reaguar dhe e ëma e Stresit që po ashtu e ka konsideruar arrestimin e të birit si një hakmarrje për shkak të padisë ndaj Taulant Ballës. Masa për Stresin pritet që të jepet sot në Gjykatë, ndërsa reperi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe trafik lëndësh narkotike.

Ja postimi i plotë  

Pershendetje Miq! Besoi po shikoni e ndigjoni ca perralla qe na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy dite qe ky pushtet po merret me djalin tim Stresi . Cdo gje e sajuar, cdo gje e pregatitur nga mllefi qe u terbuan qe une i bera Balles nje padi ne gjykate. Keta filluan te hakemerren brenda 12 oresh. Aspak e vertete se qenka grup kriminal. Nje shpifje e felliqur.  Askush nuke eshte ndaluar tjeter e sdo te dale ne kte loje te felliqur e te pregatitur. Grup kriminal i madh shume pa asnJe tjeter. Por ne kurre sdo te mund te na thyejne e te na perkulin para keti regjimi te flliqur. 

NE KEMI DUART E KY REGJIM KA HEKURAT .KURRE SDO ME MPOSHTIN MUA E AS FAMILJEN TIME.VETEM DUA TI THEM DJALIT TIM MOS U DOREZO PARA KETYRE FALANGAVE SE JEMI TE FORTE. KENGA QE KE KENDUAR MOS U DOREZO KJO ESHTE .TI PER MUA JE GJEJA ME E SHTREJTE SE LINDE NE INTERNIM DHE ME GJITHE ATO VUAJTJE SMU NDAVE NGA BINDJET E MIA POR ME MBESHTETE DERI NE KTO MOMENTE . DhE NE DO TE MBESHTESIM E DO JEMI ME TY. TE DUAM FORT