Gruaja vjedh burrin dhe kunatën, largohet me të dashurin

451
Sigal

Librazhd- E pabesueshme, por e vërtetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pishkash të Komunës së Qukësit. Nadire Allko (Roçi),pas 7 vjet martese, ka ikur në drejtim të paditur. Vajzë nga Dardha e Hotolishtit, në mbrëmjen e natës së djeshme, ka braktisur burrin, duke ikur me të dashurin e saj. Para se të ikte i ka marrë nga xhepi i pantallonave burrit, të saj 2000 euro, por nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka vjedhur edhe pajën e martesës së kunatës së saj (motra e burrit). Ngjarja është zbuluar kur burri ka vajtur në shtëpi dhe gruaja nuk dukej gjëkundi. Më pas ka qenë kunata që e ka zgjuar nga gjumi të vëllanë, sepse paja e saj nuk ishte në dollap. Pas verifikimit të pajës dhe lekëve, të cilat burri i kishe marr në Maqedoni, pasi punonte prej muajsh në fshatrat e Strugës e Tetovës, bashkëshorti ka gjetur edhe një letër të lënë prej saj, ku i shkruante të mos e kërkonte, pasi ishte larguar nga shtëpia për një jetë më të mirë. Pavarësisht kësaj burri ka lajmëruar policinë. Denoncimi është bërë në komisariatin e Policisë Librazhdit. Nadire Alla, ka lënë dy fëmijët në shtëpinë e burrit  3 dhe 7 vjeç. Policia e Librazhdit ka shpërndarë foton e saj në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe komisariatet.