Gruaja tenton të vrasë veten pas dhunës sistematike, pranga 33-vjeçarit nga Fieri (EMRI)

562
Dhuna sistematike ndaj bashkëshortes së tij i ka kushtuar shtrenjtë një 33-vjeçari nga Fieri, pasi ka përfunduar në pranga.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Shkëlqim Bregu, akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen me inicialet K.B, 24 vjeçe. Të njëjtat burime theksuan se pas këtyre episodeve të dhunshme, e reja kishte tentuar të vetëvritej, duke pirë lëndë kimikate.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
-Shkëlqim Bregu, 33 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 23.01.2018, bashkëshortja, shtetasja K.B, 24 vjeçe, kallzon se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, si edhe e ka kërcënuar për të mos kallzuar në polici.
Si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti, shtetasja K.B në datën 08.01.2018, ka tentuar të vetvritet duke pirë lëndë kimike (pesticide bujqësore).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja për të moskallzuar” dhe “Shkaktimi i vetvrasjes” i mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 130/a/4, 311, 99 e 22 të Kodit Penal.
Sigal