Gruaja qëllon veten me çifte, dërgohet e plagosur rëndë në spitalin e Elbasanit

622
Një grua e plagosur me çifte është paraqitur në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore. Gruaja me iniciale N.D. është 44 vjeçe. Policia e Elbasanit ka konstatuar se gruaja ka qëlluar veten me armë për shkaqe ende të panjohura. Policia ka nisur hetimin.
Informacioni paraprak i Policisë:
Në datë 19.02.2018, rreth orës 06:20 në spitalin Kirurgjik Elbasan familjarët kanë çuar në gjendje të rëndë shtetasen N.D., rreth 44 vjeçe banuese në Elbasan. Grupi hetimor në përfundim të veprimeve të para hetimore ka konstatuar se shtetësja N.D, dyshohet se është vetplagosur me armë gjahu. Grupi hetimor në banesë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut (çifte). Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal