Gruaja që bëri aksident dhe u zhduk për 5 muaj, kapet duke ikur në Greqi

449
Një grua 37-vjeçare është arrestuar sot nga Policia Kufitare në Kapshticë. Marjana Beaj, e arrestuara, kishte shkaktuar një aksident në Durrës më 24 mars 2017 , por menjëherë ishte zhdukur nga vendi i ngjarjes. Gjykata e Durrësit e dënoi me tre muaj burg për largim nga vendi i aksidentit.

Sot, Beaj u kap duke ikur në Greqi.

Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim: Marjana Beaj, 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i saj u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendim penal nr 59/627 datë 24.03.2017 e ka dënuar këtë shtetase me 3 muaj burg për veprën penale: “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga neni 273 i Kodit Penal.
Sigal