Gruaja i vë flakën vetes, burri shkon ta shpëtojë, por…

595
Një 43 vjeçare nga në fshati Dyshnik i Beratit i ka vënë flakën vetes duke u lyer me benzinë.
Ngjarja e rëndë është shënuar sot rreth orës 13:30 minuta në Berat.
“Bashkëshorti i saj shtetasi G.S, 49 vjeç, ka tentuar për të fikur flakët, por është djegur dhe vetë” tha policia në informacionin paraprak.
Burre e grua jane derguar per mjekim në Spitalin Rajonal Berat.
Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se shtetasja T.M, vuan prej kohësh nga depresioni, tha policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal