Gruaja i futet në shtëpi të moshuarit për t’i parë filxhanin, por i 'bën gjëmën'

Një grua e komunitetit rom ehte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranes pasi ka grabitur një banesë ku kishte shkuar të shikonte filxhan.

Zyrtarisht, policia njofton se: ditën e djeshme, në Yzberisht, me anë të mashtrimit nga një shtetase rome, është vjedhur banesa e shtetasit H.L., vjeç 72. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autores e cila akuzohet për veprat penale të mashtrimit.

Mësohet se gruaja ka shkuar si fallxhore dhe i është futur ne shtëpi te moshuarit me pretendimin se do i shihte filxhanin. Por kur po i bënte kafenë, ka përfituar nga rasti dhe i ka vjedhur disa sende me vlere dhe është larguar.