Gruaja hyn në shtëpi dhe gjen burrin të vetëvarur

487
Një ngjarje e rëndë është regjistruar nga policia në zonën e Dropullit në Shqipëri, aty ku një burrë i moshësh 60 vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.
Trupin e pajetë të shtetasit me inicialet Dh.P, e ka gjetur e shoqja, e cila sapo ka hyrë në shtëpi ka parë burrin të vdekur.
Policia njofton se nga këqyrja e trupit të pajetë nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë, çka nënkupton se kemi të bëjmë me një rast të vetëflijimit.
Njoftimi i policise:
Në fshatin Llovinë, njësia administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij, shtetasi Dh.P., rreth 60 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonje faktor tjetër.
Në vendngjarje kashkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal