Gruaja del në Ballkon, përfundon me tre binjë dhe krahun e thyer

108
Një erë e fuqishme me borë ka rrëzuar një grua 65-vjeçare nga ballkoni i katit të katërt në ishullin paqësor Sakhalin, transmetojnë sot mediat ruse.
Incidenti ndodhi kur gruaja ndodhej në ballkon, dhe sapo ka filluar era e fuqishme ajo ka rënë në grumbullin e dëborës.
Gruaja u transportua në një spital në pjesën e prapme të një kamioni, pasi ambulanca nuk ishte në gjendje të arrinte në shtëpinë e saj.
Mediat lokale raportojnë se gruaja ra nga kati i katërt, duke thyer krahun dhe tre brinjë, por fatmirësisht pa rrezik për jetë.