Grindet me një djalë, djeg katër makina

45
Pas grindjes me një djalë, një 23-vjeçare nuk ka ngurruar të hakmerret duke i djegur makinat në pronësi të të atit të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth një orë pas mesnatës në rrugën “Kokonozi”, në Tiranë, ku nga zjarri janë djegur plotësisht një mjet Audi dhe mjeti Rulotë, si dhe pjesërisht një Volksvagen dhe një kamionçinë. Mjetet kanë qënë në pronësi të V. P, 56 vjeç, babait të djalit. Policia ka identifikuar vajzën, Desara Mançellari, 23 vjeç, nëpërmejt pamjeve filmike, ku vajza duket se ka spërkatur me benzinë fillimisht njërin nga mjetet, e më pas i ka vënë flakën. Policia ka sekuestruar si provë edhe veshjet e saj në momentin që ka kryer veprimin. “Dyshohet se motiv i zjarrvënies ka rezultuar një konflikt për motive të dobëta, midis shtetases Desara Mancellari me djalin e shtetasit V. P”, thotë policia. Mbi vajzën rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me zjarr.