Greqi, shpërbëhet një rrjet trafikimi ilaçesh të shtrenjta nga mjekë dhe farmacistë

553
Më shumë se 15 persona u arrestuan, mes të cilëve edhe mjekë, infermiere dhe farmacistë, me akuzën për kontrabandim të barnave të shtrenjta, njoftuan sot burime policore.
“Një operacion madhor policor është duke u zhvilluar dhe pritet të ketë më shumë të arrestuar”, sipas të njëjtave burime.
Sipas informacioneve paraprake, ky rrjet trafikonte ilaçe shumë të shtrenjta kundër kancerit dhe medikamente të tjera duke iu shitur pacientëve me një përfitim shumë të lartë, megjithatë metoda e saktë e operimit ende nuk njihet.
Sigal