Greqi, pranga 3 shqiptarve, policia u sekuestroi 90 kg hashash

522
Policia greke thotë se ka evituar hedhjen në tregun e Selanikut të më shumë se 90 kilogramë kanabis, pas arrestimit të tre shtetasve shqiptarë, dy meshkuj dhe një femër.
Gjithçka ka nisur mbrëmjen e të shtunës, kur pas kontrollit në banesën e nje gruaje 27 vjeçare, policia gjeti dhe sekuestroi 8,7 kg kanabis, një pistoletë me silencator, një peshore precizioni dhe shënime mbi trafikun e drogës.
Pas investigimeve, policia arriti të dielën të gjente dhe arrestonte dy shtetasit e tjerë shqiptarë, njeri prej të cilëve, me moshë 30 vjeç, ishte kreu i grupit kriminal.
Në një banesë që grupi e përdorte për magazinimin e drogës, u gjetën 83,2 kg kanabis, e ambalazhuar në 82 paketa. Një sasi prej 200 gramë kanabis e tipit çokollatë, 2 peshore precizioni elektronike, 2.860 euro dhe 6.000 lekë, që policia thotë se ishin produkt i trafikut të lëndëve narkotike.
Sigal