Greqi/ Mbi gjysmë ton kokainë në kontejnerë bananeje

134

Greqi/ Mbi gjysmë ton kokainë në kontejnerë bananeje. Autoritetet Greke gjetën më shumë se 500 kg kokainë në kontejnerë bananeje në portin e Pireut. Katër persona të arrestuar deri më tani ndërsa hetimet janë duke vazhduar .Autoritetet kanë sekuestruar më shumë se 100 kontejnerë me banane që mbërrijnë në Pire nga Ekuadori . Të gjitha sugjerojnë se sasitë e kokainës mund të jenë më shumë. Hetimet po vazhdojnë dhe sipas disa informacioneve ato do shtrihen edhe në Shqipëri pasi dy prej kompanive rezultojnë si biznese të përbashketa greko-shqiptare. Gjithëçka filloi në fillim të gushtit, kur autoritetet greke kishin informacione për një ngarkesë të madhe në Athinë dhe Selanik.