Greqi: Kapet me 25 kg kanabis në makinë 35-vjeçari shqiptar

412
Paraditen e sotme në shtetin Grek u kap me 25 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, një shqiptar 35-vjeç u kap paraditen e sotme në Arta pasi transportonte në makinë drogën, ndërsa policia kishte marrë më herët informacione në rrugë operative.
Sipas mediave greke, shqiptari do ta shiste drogën në Greqi. Lënda narkotike e fshehur në pjesën e poshtme të makinës u zbulua me ndihmën e qenit të policisë.
Përveç lëndës narkotike, policia greke sekuestroi edhe 2 celularë dhe një shumë parash prej 1100 Euro. 
Sigal