Greqi, gjendet i djegur trupi i të riut shqiptar, ishte zhdukur prej të premtes

415
Trupi i një 21 vjeçar shqiptar është gjetur i djegur në një zonë të pabanuar në afërsi të Shën Anargiron në qytetin e Larisas, në Greqi. I riu ishte zhdukur prej të premtes dhe trupi i tij u gjet një ditë më pas të shtunën e 25 korrikut. Media greke protothema.gr shkruan se 21 vjeçari është qëlluar me armë në një distancë të afërt dhe më pas I është vënë flaka për të humbur gjurmët. Do të jetë autopsia e cila do të japë detaje më shumë. Ndërkohë që 21 vjeçari banonte me familjen e tij në Larisa dhe familjarët denoncuan zhdukjen e tij të premten e 24 korrikut. Policia nis hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e këtij krimi. Media greke nuk bën të ditur identitetin e viktimës
Sigal