Greqi, burg përjetë atyre që kapen me me drogë me vlerë mbi 75 mijë €

448
Greqia ka ashpërsuar Kodin Penal për personat që kapen duke transportuar lëndë narkotike. Sipas kodit të ri, trafikantët që kapen me drogë vlera e së cilës është më shumë se 75 mijë euro, ata do të dënohen me burgim të përjetshëm, pavarësisht llojit të drogës dhe numrit të të arrestuarve.
Ky rregull është vendosur nga Gjykata e Lartë e Greqisë. Kjo masë vjen pas fluksit të madh të drogës që hyn nga Shqipëria në shtetin fqinj. Jo të pakta janë edhe rastet kur policia greke godet grupe kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.
Disa kohë më parë, mediet greke përmendin rastet e trafikut të drogës nga ajri Shqipëri-Itali, për të cilat shkruanin se autoritetet greke duhet të marrin masa para se këta avionë me drogë të fluturojnë mbi kokat e tyre.
Sasi të mëdha të llojeve të ndryshme të drogave, përfshirë heroinë dhe kokainë, janë sekuestruar muajt e fundit në Greqi. Rasti i fundit, nga i cili u “frymëzuan” ligjvënësit grekë, është ai i dy shqiptarëve që u kapën me më shumë se 3 kilogramë kokainë, vlera e së cilës kapte shifrat e 85 mijë eurove. 
Sigal