Greqi, arrestohet shqiptari, trafikonte kokainë dhe hashash

554
Një 41-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia helene me akuzën e trafikut të kokainës dhe hashashit. Siç raportojnë mediat greke operacioni është zhvilluar në Halkidiki ku janë sekuestruar 79 gram kokainë dhe rreth 1 kg kanabis i papërpunuar.
Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka fituar sasi të konsiderueshme parash nga trafiku i lëndëve narkotike.
Gjithashtu shqiptarit iu konfiskua edhe një sasi prej 1280 euro, para të cilat dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës, një peshore elektronike, një thikë dhe 4 telefona celulare
I arrestuari jetonte në zonën e Halkidikisë.
Sigal