Greqi, arrestohet Klodi Lesi, vrau bashkëshorten, u gjet bashkë me djalin

527
Policia greke ka arrestuar shqiptarin Klodi Lesi, i cili ishte arratisur sëbashku me djalin e tij pas masakrimit të bashkëshortes.
Mediat greke raportojnë se bashkë me Klodi Lesin është gjetur edhe djali 4-vjeçar i çiftit, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë ndodhet me gjyshin dhe xhaxhain e tij.
Klodi Lesi u gjet sëbashku me djalin e tij në një kasolle në fshatin Ormylia afër Halkidiki, aty ku edhe çifti jetonte përpara se të ndodhte ngjarja.
Ai ndodhje në arrati që prej 6 janarit, ku pasi kreu aktin e krimit mori djalin e vogel dhe u arratis.
35 vjeçari do të ballafaqohen me akuzat për vrasjen e gruas së tij dhe për rrëmbimin e djalit të tij.
Sigal