Greqi/ Arrestohen dy shqiptarë, vidhnin çantat e grave

457
Sigal

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh të personave që lëviznin në qytet.

Shqiptarët e moshës 22 dhe 32 vjeç, grabisnin kryesisht çantat e grave që ishin në lëvizje.

Shqiptarët zgjidhnin ti kryenin vjedhjet kryesisht në orët e vona të mbrëmjes.

Arrestimet janë kryer në Rodos ku kanë sekuestruar para të thata dhe dokumente personale të grave, që ishin viktima të vjedhjeve.

Ditën e djeshme një tjetër 18 vjeçar u arrestua po për vjedhje çantash, ndërsa dyshohet se në Rodos vepronte një organizatë kriminale në drejtim të grabitjes së çantave.