Grekut i gjendet kanabis në trup, arrestohet bashkë me shqiptarin. Emrat

58

Një shtetasi grek iu është gjetur 1.1 kg kanabis në pjesën e barkut gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Kapshticës.

Stylianos Chiropoulos, banues në Katerinë po udhëtonte së bashku me një shtetas shqiptar Astrit Elezin, banues në Bulqizë (rezident në Katerinë), 26 dhe 27 vjeç, me mjetin tip “Volksëagen”.

Në njoftimin e polcisë thuhet se: “Gjatë kontrollit trupor të ushtruar ndaj shtetasit grek, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 Kg e 100 gr me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa,.

Dy të rinjtë janë vendosur në pranga nga policia.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Specialistët për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve dhe referuan materialet hetimore Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë,  për veprën penale bazuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal, në ngarkim të këtyre shtetasve.