Grekët dhe shqiptarët operacion të përbashkët, kapen 4 të rinjtë që vidhnin mjete lundruese

478
Sigal

Policia e Sarandës, policia kufitare dhe ajo greke kanë ndërmarrë një operacion së bashku, në kuadër të të cilit kanë arrestuar 4 persona, të gjithë nga 15 deri 20 vjeç për vjedhje të mjeteve lundrueshe.

Të tre trupat policore, kanë siguruar informacion në rrugë operative për persona që vjedhin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli i Sarandës.

Dje në grykëderdhjen e lumit “Pavllo”, u bë e mundur bllokimi i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin “Highfield”, në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm:
F.Lleshaj, 17 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.
A.Dedaj, 15 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Dedaj, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin “Evinrude”, pa dokumentacion.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit nga ana e Policisë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):
Kristi Dedaj, 20 vjeç banues ne Shëndëlli dhe
L. Prenga, 17 vjec banues ne Shëndëlli.

Nga ana e policisë shqiptare janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:
– Gomone “Highfield”, motor “Mërkuri” me 9HP.
– Varkë plastike “Evinrude” 25 HP.
Ndërsa policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve F.LL., dhe A.D., iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Vjedhje” parashikuar nga nenet 141/a/2 dhe 134/2 të Kodit Penal.