Gramsh, rrahu e bëri për spital fëmijët, pranga nënës në depresion (EMRI)

582
Një 41-vjeçare është arrestuar në qytetin e Gramshit, pasi ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj dy fëmijëve të saj.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Gentjana Abazi, 41 vjeçe banuese në fshatin Snosëm Gramsh.
Arrestimi i saj, u bë pasi në banesë, në kushtet e depresionit dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të saj, vajzës shtetases E.M., 18 vjeçe dhe djalit G.A., 14 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Gramshit, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal
Sigal