Gramsh/ Makina përplaset me motoçikletën, plagoset 18-vjeçari

416
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zgjup Fushë të Gramshit, ku janë përplasur  një motoçikletë dhe  një mjet. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, 18 vjeçari me iniciale A.T. Burime  nga policia bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.