Sigal

Një 57-vjeçari është gjetur i vdekur në banesën e motrës së tij në fshatin Snosem të Gramshit.

Ferdinad Tafa, banues në fshatin Dushk kishte shkuar për darkë në shtëpinë e së motrës.

Ai është gjetur i vdekur pa shenja dhune dhe në njoftimin e policisë thuhet se ishte i sëmurë mendor.

Sipas njoftimit të policisë së Elbasnait, “Dyshohet se Tafa ka shkaktuar aksidentalisht vatër zjarri në teshat e fjetjes dhe si pasojë e asfiksisë nga tymi i shkaktuar në dhomën e gjumit, ka gjetur vdekjen,”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Parë Elbasan, për vlerësim.