Grabitje në Korçë, persona të maskuar i marrin çantën me lekë kambistit

526
Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku dy persona të maskuar kanë sulmuar dhe i kanë marrë çantën plot me lekë një kambisti në këtë qytet. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur sot në lagjen numër 18 në Korçë, tek rruga “Petraq Shomo”.
Sipas policisë, dy persona të maskuar i kanë dalë në rrugë dhe i kanë vjedhur me dhunë shtetasit me inicialet A. I., një çantë brenda së cilës kishte një shumë lekësh.
Nga të dhënat e para, rezulton se dy personat pasi i kanë marrë çantën këtij personi dhe janë larguar me shpejtësi.
Pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka nisur po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Korçës, për hetime të mëtejshme.
Sigal