Grabitje me armë në një restort turistik në Durrës. Ja sa lekë u morën

450
Një grabitje me armë ka ndodhur në Durrës. Burime nga policia thonë se dy persona të maskuar kanë grabitur një resort turistik që ndodhet në rrugën mes Ahmetaqit dhe Rinasit.

Personat e maskuar kanë kërcënuar punonjësin e resortit dhe i kanë marrë paratë, një shumë rreth 1 milionë lekë të vjetra.

Nga dëshmia, punonjësi i grabitur ka treguar se personat e maskuar kanë pasur armë në dorë.

Ngjarja është duke u hetuar nga oficerët e Policisë së Durrësit.
Sigal