Grabitja shkoi keq, ekzekutohet nga shoku i tij 22-vjeçari shqiptar

107
Një i ri shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali, ndërsa viktima është identifikuar si Aurel Xhili. Mediat italiane raportojnë se trupi i 22-vjeçarit shqiptar, i skeduar më parë nga policia, u gjet i pajetë në Teverola, provincë në Caserta të enjten.
Mbrëmjen e së mërkurës një 30-vjeçar italian mbeti i plagosur gjatë grabitjes në banesën ku jetonte.
Hetuesit zbuluan se dy ngjarjet kanë lidhje mes tyre dhe arrestuan 37-vjeçarin bullgar Ivanov Hristov Tsvectomir.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, viktima Aurel Xhili ishte i autori i grabitjes së banesës së një çifti të ri bashkë me bullgarin. Të dy shkuan në banesën e veçuar nga të tjerat në Teverola.
Gjatë grabitjes, i zoti i banesës reagoi në një moment duke kundërshtuar autorët, gjest që solli edhe kundër-reagimin e bullgarit që nisi të qëllonte me armë zjarri. Pronari i banesës u plagos në këmbën e djathtë, ndërsa bashkëpunëtori shqiptar u vra. Dyshohet se vrasja e Xhilit nga Tsvectomir ka qenë aksidentale.
Dëshmia e personit të plagosurit ka ndihmuar hetuesit. Përveç bullgarit në pranga është vënë edhe 28-vjeçari italian Clemente Cipresso i akuzuar si personi që bënte roje teksa grabitej banesa.