Grabitja në Rinas – Prokuroria zbulon sa para janë vjedhur në grabitjen spektakolare

60
Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me grabitjen spektakolare në aksin që të çon drejt Rinasit, duke theksuar se shuma e ngarkuar në automjete është rreth 3.2 milionë dollarë.
Sipas prokurorisë, ka dyshime se numri i autorëve të përfshirë në vjedhjen e rreth 8 thasëve me para të jenë 6-7 persona, të organizuar në tre automjete.
“Dy automjete janë përdorur për të goditur mjetet e shoqërimit të parave, ndërsa në një makinë e tretë janë vendosur thasët me para që janë vjedhur nën kërcënimin e armëve”, sqaron prokuroria.
/Shumë shpejt me më shumë detaje/