Grabitja në Rinas, 2 nga të akuzuarit lihen në burg

514
Ditën e sotme ka nisur seanca gjyqësore për 5 të akuzuarit për grabitjen e aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit, ku pak ditë më parë u grabitën 995 mijë euro, të cilat po transportoheshin për jashtë vendit nga një bankë e nivelit të dytë. Krimet e Rënda kanë lënë ‘arrest në burg’ Kujtim Picarin dhe Bledar Blloshmin. Ndërkohë, pritet caktimi i masës edhe për Vangjel Nikollën, kryetar i degës teknike të aeroportit, agjentin e kompanisë ICTS, Fadil Jonuzaj si dhe Arben karafilin. 5 të arrestuarit, pjesë e sigurisë së aeroportit, akuzohen për shpërdorim detyre. Ngjarja në fjalë ndodhi më 30 qershor.
Sigal