Grabitja në Korçë/ “Vajza police kërkonte të dashurin në errësirë, e gjeti mes shkurreve”

641
Të tjera detaje dalin në dritë nga grabitja që ndodhi në Korçë mbrëmjen e së shtunës, ku pasi u dhunua shoferi, një 35-vjeçar, autorët grabitën ‘Benz’-in. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në periferi të Korçës, në rrugën që të çon drejt Malit Moravë.
Ndërkohë, bashkë me shtetasin D.A., në mjetin e tij tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II, ishte dhe e dashura e tij, shtetesja me inicialet E.G., punonjëse e policisë së Korçës.
Gazetarja Iris Rezhda ka arritur të sigurojë për ‘BalkanWeb’ dëshmitë e personave që u gjendën pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes. Sipas tyre, vajza pas grabitjes kërkoi ndihmë në rrugë, ndërsa e terrorizuar kërkonte të fejuarin e dhunuar, pasi autorët e kishin hedhur me forcë pak metra më tutje në një shkurre.
Falë ndihmës së dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, vajza siguroi një telefon, me dritën e të cilit arriti të gjente edhe 35-vjeçarin. Ndërkohë, telefoni i saj celular mbeti në automjetin e grabitur. Sakaq, policia është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa për çdo person që do të jap informacion për kapjen e tyre ka ofruar një shpërmblim prej 200 mijë lekë të reja.
Sigal