Grabitja me armë e beratasit në Vlorë, zbulohen autorët. Ja kush janë

514
Sigal

Dy persona janë të ndaluar nga policia si të akuzuar për një sërë vjedhjesh por së fundmi policia ka mundur të dokumentojë të plotë edhe një grabitje që dyshohet se është kryer nga këta persona.

Një vjedhje me armë zjarri është dokumentuar në Vlorë.

Përgjegjës për ngjarjen mësohet se janë dy të burgosur që po vuajnë dënimin për disa vjedhje.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në datën 15 shtator të vitit 2017 dhe dy personat tentuan të vjedhin një makinë tip “Benz”.

Njoftimi i Policise se Vlores per ngjarjen:

Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pronës, në vijim të hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme kanë bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të një vjedhje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur më datë 15.09.2017, në afërsi të fshatit Mazhar, ku dy persona kanë vjedhur me armë zjarri shtetasin D.H., banues në Samaticë, Berat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin “Benz”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale janë siguruar prova ligjore të cilat kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasit:

L.D., 43 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë.
Z.F., 36 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

Aktualisht dy shtetasit e mësipërm ndodhen duke vuajtur dënimin “Arrest me burg”, në IEVP Fier, për veprën penale ”Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 140 e 25 të Kodit Penal