Grabitja me armë dhe dhunimi, flet e moshuara: Si më goditi hajduti me qytën e armës në fytyrë

Një çift të moshuarish janë grabitur me dhunë në Belsh. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, disa persona me maska kanë hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani madje e kanë goditur atë prapa koke me qytë pistolete.

Mësohet se çiftit i kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra. E moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi. 70-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Mbrëmjen e fillimjavës rreth orës 23:30 një person ka hyrë nga dritarja e pasme në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani , ndërsa kjo ishte për vizitë te fqinjët e saj ngjitur me shtëpinë e saj. Hajdutë sipas 70 vjeçares i kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra te cilat i kishte në një sirtar ne katin e parë të banesës.

E moshuara ka shkuar në banesën e saj kur ka dëgjuar zhurma dhe të lehurat e qenit të shtëpisë pasi ka dyshuar se diçka po ndodhte aty.

Ajo është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi. 70-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën.

Ajo sipas të afërmeve ka pretenduar se ka parë grabitësit e maskuar të dalë nga dera kryesore dhe se ai e ka goditur me qytë pistolete, ndërsa policia bëri me dije se ajo ka deklaruar se kur po futej në shtëpi është trembur kur grabitësi i ka dalë para dhe në tentativë për t’u shmangur është rrezuar dhe nuk mban mend me çfarë ka ndodhur më pas.