Grabitja e Rinasit, punonjësit e aeroportit mbeten në burg

460
Gjykata e Apelit në Tiranë, nuk ka pranuar ti ndryshoi masat e sigurisë 4 të arrestuarve, punonjës të aeroportit të Rinasit për akuzën e “shpëdorimit të detyrës”. Gjykata nuk pranoi të liroi nga burgu Arben Karafilin, Bledar Blloshmin, Fadil Jonuzaj dhe Kujtim Piciri me arsyetimin se nuk ka ndryshuar asnjë rrethane lehtësuese ndaj të dyshuarve që nga moment i arrestimit. Të katër të dyshuarit ankimuan vendimin e Gjykatës së Krujës që i caktoi masat e sigurisë “arrest me burg”. Por dosja tashmë është transferuar pranë prokurorisë për krime të rënda ku edhe janë caktuar masat e reja të sigurisë, atë të arrestit me burg’.
Të dyshuarit edhe para apelit kanë mohuar akuzat duke u shprehur se nuk janë ata personat përgjegjës për rujtjen e pistës së aeroportit ku u grabiten parat e bankës së nivelit të dytë. Sipas akuzës, të 4 të dyshuarit në bashkpëunim me njëri90-tjetrin dhe role të ndryshme nuk kanë marr masa për të rritur sigurinë në aeroportin e rinasit, duke i lëhtësuar indirect punën grabitësve që vodhën rreth 1 mln euro.
Sigal