Grabitja e Rinasit/ Policia ndalon dy persona, dyshohet se …

487
Sigal

Policia ka ndaluar mbrëmjen e sotme dy persona në qytetin e Elbasanit. Ata dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e para një jave në Rinas, ku u morën 10 milionë euro.

Dy personat e ndaluar dyshohet se kanë modifikuar fugonin me të cilin u larguan grabitësit pas ngjarjes, i cili më pas u gjet i braktisur nga policia.  Dy të ndaluarit janë të moshës 28 dhe 29 vjeç.

Njëri nga të dyshuarit është ndaluar në lagjen ’28 nëntori’, kurse tjetri në periferi të qytetit të Elbasanit.