Grabitja e milionave në Rinas/ Alarmi nuk ra kur brava u pre me gërshërë metalike

452
Një sërë mangësish dhe shkeljesh janë vënë re pas grabitjes spektakolare në Rinas. Në sajë të hetimit aktual janë evidentuar një sërë shkeljesh nga administrata e Aeroportit dhe nga “ICTS”, kompania përgjegjëse për sigurinë brenda aeroportit. Sistemi i Rinasit nuk ka dhënë alarm në momentin që një prej grabitësve ka kapërcyer gardhin rrethues. Alarmi nuk ka rënë as kur brava e derës hyrëse u pre me gërshërë metalike dhe prej andej hyri makina e grabitësve. Në momentin kur autorët e grabitjes arritën tek avioni që do të nisej drejt Vjenës, paratë ndodheshin në duart e vetëm tre personave të pa armatosur. Nisur nga këto fakte dhe nga informacionet e tjera, Prokuroria dyshon se grabitja është favorizuar nga njerëz të brendshëm të aeroportit dhe kompanive të sigurisë që kanë pasur të bëjnë me paratë.
Sigal