Grabitja e kambistit, flet një nga autorët: Xhoni i ra me levë!

931
Sigal

Gjykata e Tiranes ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të rinj që akuzohen për grabitjen e një kambisti. Por ndërsa dy prej tyre, sipas dëshmive jane autorët, dy të tjerë konsiderohen si organizatorët.


“Do vjedhësh kur të të them unë!”. Ky është urdhri i dhënë nga Blenard Hoxha, i cili ndjek studimet e larta. Mendohet që urdhrin t’ia ketë dhënë Elvis Tafës, i cili i kishte disa borxhe Hoxhës, por që dyshohet gjithashtu që ishtë përdorues droge. Nuk dihet se sa është borxhi për të cilin mendohet se ishte shtuar dita ditës për shkak të përdorimit të narkotikëve. Objektivi ishte Agron Shira, të cilit iu rrëmbyen 60 mijë dollarë në mes të ditës , ndërsa Tafa u arrestua nga një polic rrugor në mënyrë rastësore. Tafa i tha policisë.

“E kreva vjedhjen me dhunë bashkë me Xhoni Didon, e takova atë ditë që në mëngjes tek Kthesa e Kamzës. Me motor lëvizëm drejt zonës së 9-katësheve në Tiranë. E kishim bërë planin para të premtes bashkë me Xhonin, se si do ta grabisnim kambistin. Pritëm 20 minuta. Pastaj aty kaloi shënjestra me motor.

Xhoni i ra me levë, ai u rrëzua. U drejtuam nga rruga e Barrikadave. Desha të devijoj se pashë një patrullë policie, por Xhoni më urdhëroi ‘vazhdo drejt!’. Nuk ju binda. Atëherë ai më goditi me levë, humba kontrollin dhe u rrëzova. Ai iku bashkë me lekët qe vodhëm. Këtë grabitje më urdhëruan ta bëj Elvis Berisha së bashku me Blenardin”.

Paraditen e së premtes 29 mars 2019, një nga autorët Elvis Tafa u kap në flagrancë nga një efektiv i policisë Rrugore që ju hodh sipër motorit të “skifterëve”.