Grabiti me thikë disa fëmijë në Itali, shqiptarin e tradhton foto e Facebook-ut

509
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohej për vjedhje.
Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në një provincë të Barit me 20 mijë banorët, kur një grup djemsh të moshës 12-14 vjeç u grabitën nga shqiptari, i cili me thikë në dorë i mori paratë që djemve u ndodheshin nëpër xhepa.
Ishin po djemtë që i treguan foton e hajdutit shqiptar foton e profilit në Facebook karabinierëve. Autoritetet italiane nuk vonuan shumë të identifikikonin dhe gjenin shqiptarin, i cili nuk ishte i panjohur për policinë.
Disa metra më tutje, policia ndaloi 32-vjeçarin duke i rimarrë mbrapsht paratë e vjedhura të fëmijëve.
Sigal