Grabiti me thikë 4 ditë më parë supermarketin në Vlorë, pranga të riut. Ja çfarë i gjeti policia (Emri)

492
Një 22-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet të jetë autori i një grabitje me thikë që ndodhi katër ditë më parë në një supermarket në qytetin bregdetar. Burime zyrtare bënë me dije se Pjetro Mecaj gjatë arrestimit iu gjet dhe një sasi droge.
NJOFTIMI I POLICISE
Kapet autori që grabiti katër ditë më parë nën kërcënimin e thikës një supermarket në Vlorë ! Sekuestrohen armë të ftohta-thikë, maskat e veshjet që autori ka përdorur për grabitjen !
Gjithashtu i sekuestrohen 5.74 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa ! Policia e Vlorës ka vijuar intesivisht kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit i cili katër ditë më parë grabiti nën kërcënimin e thikës një supermarket në lagjen ‘Hajro Çakërri’.
Falë punës së mirorganizuar, e profesionale të Policisë, përfshirë kqyrjen e kamerave të supermarketit apo të bizneseve aty pranë është bërë i mundur identifikimi dhe më pas lokalizimi e kapja prej Policisë Vlorë në bashkëpunim me grupin e FNSH-së, të shtetasit:
Pjetro (Marian) Mecaj, 22 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ’10 Korriku’, i ka gjetur dhe sekusetruar në cilësinë e provës materiale sendet që ka përdorur për grabitjen e dyshuar,konkretisht:
• 3 thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur.
Gjithashtu i është gjetur dhe sekuestruar :
• 5.74 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë të paketuar,
• 2 fidanë Cannabis Sativa të kultivuara në vazo lulesh, dhe
• fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasit P.Mecaj, për veprime të mëtejshme.
Sigal