Grabiti kazinonë me armën e policit, 9 vite burg për të vëllain

511
Liridon Sinani, vëllai i një efektivi policie në komisariatin nr.2 ka përdorur armën e shërbimit të të vëllait, për të kryer grabitjen e një kazinoje. Ka qenë vetë efektivi i policisë, Fisnik Sinani ai që pak ditë pas grabitjes së kazinosë është paraqitur në polici duke treguar se vëllai i tij Liridon Sinani ishte autor i grabitjes dhe se këtë veprim kriminal ai e kishte kryer me armën e tij të punës në polici. Pas kësaj dëshmie, Liridon Sinani është vetëdorëzuar në polici, ku ndaj tij është ngritur akuza e “Vjedhjes me armë” dhe “Armëmbajtjes pa lejë”. Për këto dy akuza Liridon Sinani pak ditë më parë është shpallur fajtor duke u dënuar me 9 vite burg pasi në muajin maj të 2015 ka grabitur me armë 150 mijë lekë të vjetra nga ambjentet e një kazinoje. Fillimisht i riu është dënuar me 13 vjet heqje lirie por për shkak të gjykimit të shkurtuar Hasani ka përfituar uljen e dënimit me 4 vjet, duke u dënuar përfundimisht me 9 vite burim.
Ngjarja në kazino
Sipas dosjes së prokurorisë, grabitja e kazinosë ka ndodhur në 24 maj 2015 ku rreth orës 17 e 15 minuta në vendin e quajtur rruga e “Dibrës” pikërisht përballë Shkollës së Bashkuar të Oficerëve nga ana e të pandehurit Liridon Sinani është vjedhur me armë “Cazinoja STAR”. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes ka vajtur Policia Gjyqësore, e cila ka kryer veprimet e para hetimore si kqyerjen e vendit të ngjarjes, seksuestrimin e provave materiale, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethana të hetimit etj. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka rezultuar se “Cazinoja Star” ndodhet në anën e majtë të Rrugës së “Dibrës” përballë Shkollës së Bashkuar. Kazinoja ka një portë hyrëse sipër së cilës është e instaluar një kamera vëzhgimi. Dera kryesore e “Cazinos” është prej material xhami dhe ndodhet e padëmtuar. Brenda në ambjetet e “Cazinos” ndodhen tavolinat e pokerit dhe makinetat. Në dyshemenë e “Cazinos” u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materaile një gëzhojë fisheku model 54,kalibri 7.62mm. Mbi banak pranë një makinerie eklektronike u gjet një fishek model 54 i kalibrit 7.62mm, i cili është marrë në cilësinë e provës materiale. Nga kqyrja e brendshme e “Cazinos” në kolonon mbajtëse prej betoni që ndodhej në mes të “cazinos” dallohet një dëmtim me heqje lënde suvaje si dhe u gjetën dy copa metali të vogla të këmishës së predhës.
Bllokimi i pistoletës
Autori pasi ka hyrë në kazino me armë në dorë, i mbuluar me kapuç dhe kapele në kokë i është drejtuar punonjëses së “Cazinosë” deklarueses Luljeta Isha duke i kërkuar parat e xhiros. Në këtë kohë roja i “Cazinos” deklaruesi Eduart Taulla i është afruar autorit me qëllim që ta neutralizonte atë, por autori ka drejtuar pistoletën ndaj tij dhe duke qënë se pistoleta nuk ka shkrepur, autori ka rimbushur përsëri armën dhe me të ka qëlluar në drejtim të kollonës për ti trembur. Në këtë kohë deklaruesja Luljeta Isha, ka hequr nga brezi çantën ku ajo mbante lekët e xhiros së lokalit dhe e ka hedhur në drejtim të autorit, i cili e ka marrë atë menjeherë dhe me armë në dorë ka dalë nga “Cazinoja” duke u larguar nëpër rrugicat e lagjes. Ai ka mundur që të vjedh një shumë prej 150 mijë lekë.
Denoncimi i policit
Në datë 10 qershor 2015 rreth orës 20:40 minuta në ambjentet e Drejtorise së Policisë është paraqitur dëshmitari Fisnik Sinani (vellai i te pandehurit) me detyrë polic i rolit bazë në komisariatin e Policisë nr.2, i cili ka deklaruar se autor i vjedhjes së ”Cazinos Star” ndodhur me datë 24 maj 2015 është vëllai i tij shtetasi Liridon Musa Sinani dhe se vjedhjen e ka kryer me armën e shërbimit të tij pistoletë të markës ”TT”. 
Sigal