Grabiti bankën në Tepelenë, zbulohet vendndodhja e autorit. Komunikoi në telefon…

502
Sigal

Është zbuluar vendndodhja e grabitësit të bankës së nivelit të dytë në Gjirokastër.

Burime bëjnë me dije se policia e ka pikasur vendodhjen e tij nga lokacioni i antenave dhe komunikimet që ky i fundit ka kryer, dyshohet të jetë në zonën e Kurveleshit.

Grabitja u krye rreth mesditës së djeshme, ndërsa shuma që u mor mësohet se ishte 5 milionë lekë të vjetra.

Policia deklaroi se ka bërë të mundur identifikimin e tij, po për arsye hetimi nuk e ka publikuar emrin.