Grabitet zyra e PD-së, grabitësit marrin 2 kompjutera

430
Grabitet zyra e Partisë Demokratike pranë fakultetit të Ekonomisë në Rrugën e Elbasanit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pra zyrën nr 2 që PD ka në Tiranë, ku janë konstatuar se janë marrë dy kompjutera.
Grabitësit dyshohet se kanë hyrë nga dritaret, pasi xhamat e objektit janë gjetur të thyer. Burime nga selia e PD-së kanë bërë të ditur se, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat e zyrës dhe kanë marrë dy kompjuterë. Të njëjtat burime thanë se, ky është një rast i përsëritur gjatë këtyre dy viteve. Është hera e gjashtë në dy vite që thyhen dhe vidhen zyrat e PD-së në vend.
Sigal