Grabitet një argjendari në Shkodër

482
Dy persona kanë tentuar të grabisin një argjendari në qytetin e Shkodrës, ndërsa kanë përdorur një metodë të veçantë.
Dy grabitës, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë futur në dyqanin e një berberi dhe prej aty kanë tentuar të shpojnë murin për të kaluar tek dyqani i argjendarisë, por nuk ja kanë arritur dhe janë larguar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.

Grabitësit kanë qenë pa maska dhe nuk kanë vjedhur gjë në dyqanin e berberit, pasi qëllimi i tyre ka qenë argjendaria. Pasi ka parë dyqanin e hapur dhe shenjat ne mur, berberi ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Sigal