Grabitet me forcë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit, kishte dokumente të klasifikuara

456
Një grabitje ka ndodhur sot para mesditës në Durrës. Raportohet se është grabitur me forcë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit.
Mësohet se postieri është ndaluar me forcë dhe është grabitur nga dy persona teksa po çonte postën në një rrugicë pranë Prokurorisë.
Dy autorët e grabitjes së postës ishin të maskuar sipas dëshmive të para. Autorët i kanë marrë punonjësit të prokurorisë, korrierit çantën me materiale por nuk duhet se çfarë dokumentesh ndodheshin në çantë.
Prokuroria e Durrësit nuk ka dhënë ende sqarime për ngjarjen, ndërsa është marrë në pyetje nga policia korrieri.
Sigal