Grabitet me dhunë pika e karburantit në Durrës, merren 12 mijë lekë

420
Grabitet një pikë karburanti në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në lagjen nr.4. pranë hyrjes nr.2 në Portin e Durrrësit.
Dy persona me skafanda në kokë dhe një pistoletë në dorë kanë grabitur me dhunë rojen e karburantit, duke i marrë 12 000 lekë të reja.
Pas grabitjes, ata janë larguar me një motor 5049 CC pa targa dhe pa parafango.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
Sigal